Muri i cili është ndërtuar në veri të Mitrovicës, ka ardhur si derivat i marrëveshjet së nënshkruar mes Kosovës e Serbisë, në prill të vitit 2011.
Kështu ka vlerësuar lideri u Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili ka thënë se bisedimet në Bruksel kanë sjellë jo vetëm murin, por edhe probleme te tjera, raporton Zeri.info.
“Jo vetëm muri, çdo gjë që ka rrjedhë edhe asociacioni, është derivat i marrëveshjes së prillit”, është shprehur ai.
Pavarësisht kësaj, Limaj ka thënë se nuk është kundër dialogut, porse siç është shprehur ai, duhet të ketë një agjendë të qartë se si do të dialogohet.
I pari i Nismës gjatë bisedës, ka thënë se pala kosovare më shumë po synon përfitim nga dialogu sesa të mirën e Kosovës.
“Kanë shkuar për të përfituar e jo për të zgjidhur probleme”.
Diskutime rreth kësaj post