Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj burrit-mostër, i cili tri ditë më parë hodhi nga dritarja e shtëpisë që ndodhet në katin e katërt, gruan.
Ferdinand Ruko është shoqëruar sot nën masa të forta sigurie në gjykatë dhe mësohet se asnjë nga familjarët e tij nuk ka qenë i panishëm për të mësuar masën e sigurisë.
Pas një debati që kishte basur me gruan, Lindita Ruko, kryefamiljari ka rrëzuar qëllimisht nga dritarja e tualetit nënën e dy fëmijëve të tij.
Dy javë pas kthimit nga Gjermania nëna e dy fëmijëve, Liljana Ruko, u hodh nga burri i saj nga dritarja e banjës.
42 vjeçarja ndërroi pak çaste pas përplasjes së fortë me tokën, si rrjedhojë e rrëzimit nga kati i katërt i banesës.
Në fillim u duk si vetëvrasje, por më pas dëshmitë e fqinjëve zbuluan për policinë se kishte qenë burri shkaktari i hedhjes së saj nga ballkoni.
Gruaja u gjet thuajse e zhveshur në tokë, dhe sipas Policisë dyshohet se bashkëshorti ka pasur probleme xhelozie dhe për këtë ka krijuar debat. I marrë në pyetje për ngjarjen, vetë autori i dyshuar ka thënë se ka qenë një sherr momental, por nuk pranon që të ketë hedhur gruan.
Diskutime rreth kësaj post