Disa ndryshime në ligjin “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të përcjella të enjten për shqyrtim në Kuvend, i detyrojnë ndërtuesit që të mos shesin ambiente, në rast se leja e ndërtimit nuk është e regjistruar në hipotekë.
Ndryshimet e përmbledhura në një draft me katër nene, ju njohin të drejtën bankave që të nxjerrin në shitje karabinanë e ndërtimit, në rast se ndërtuesi nuk e kthen kredinë.
Neni 2 përcakton se zhvilluesit e pronës apo pronarët e truallit nuk mund të lidhin kontrata sipërmarrjeje apo porosie, pa regjistruar lejen e ndërtimit.
Ndërsa neni 3 specifikon se ‘kur në përfundim të procedurave përmbarimore, karabinaja kalon në pronësi të një banke kreditore, regjistruesi lëshon dokumente të përkohshme në favor të kryerjes së transaksioneve nga ana e bankës, e cila ka të drejtë të disponojë dhe të tjetërsojë me të tretët këtë pasuri.
Diskutime rreth kësaj post