Një mënyrë interesante për të mbjellë 175 milionë fidane brenda një viti: detyroni nxënësit ta bëjnë një gjë të tillë nëse dëshirojnë të diplomojnë, raporton CNN.
Në maj të këtij viti, zyrtarë të Kongresit në Filipine miratuan një ligj me të cilin të gjithë nxënësit e shkollave fillore, të mesme dhe kolegjeve, detyrohen të mbjellin të paktën 10 fidane nëse dëshirojnë të diplomojnë,
Fidanet mund të mbillen në zonë malore, urbane, rezervate apo edhe në hapësirat e braktisura të ndonjë miniere. Siç raporton CNN, fidanet duhen të jenë të përshtatshme me klimën e vendi – do të thotë që do t’i rezistojnë kushteve klimatike.
“Trashëgimia e diplomimit lidhur me Ligjin për Ambientin” ishte prezantuar në vitin 2016 nga kongresisti Gary Alejano, me qëllimin e vetëm që të rritet vetëdija dhe të mbrohet ambienti ku jetojnë banorët e Filipineve.
Bazuar në këtë ligj të miratuar, Departamenti i Edukimit në ministrinë e Arsimit, obligohen të gjithë nxënësit të mbjellin fidanet nëse dëshirojnë të diplomojnë dhe të ecin tutje për një karrierë të ndritshme.
Alejano beson se me këtë ligj do të mbillen 525 milionë fidane brenda një viti, gjë që do të ndihmojë shumë në ruajtjen e ambientit.
Diskutime rreth kësaj post