Ditëlindja e Ilnisës u shënua me një surprizë të veçantë gjatë natës së ‘Prim—t’, ku produksioni arriti të sjellë nënën dhe vajzën e saj. Pas kësaj, nëna e Ilnisës dha një intervistë ku u pyet për mënyrën se si po luan Ilnisa në lojë dhe për marrëdhënien e saj me Meritonin.
Nëna e Ilnisës u shpreh se shikon romancën mes Ilnisës dhe Meritonit më shumë si pjesë e lojës, dhe madje nëse ka diçka më serioze, ajo nuk ndërhyn në jetën private të vajzës së saj. Ajo theksoi se është lloji i nënës që respekton privatësinë e vajzës së saj dhe do të jetë gjithmonë aty për të ofruar mbështetjen e saj, nëse Ilnisa ndjehet e lënduar në të ardhmen.
Diskutime rreth kësaj post