Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Hidrocentralin e Gjegjanit, ku autorë dyshohen dy persona të maskuar.
Lajmi është bërë me dije nga disa media, që sqarojnë se nga shpërthimi është shkaktuar një dëm prej gati 3 milion euro. Siç mësohet nga burime policore, shkruajnë mediat, gjatë orëve të natës, dy persona të maskuar janë afruar HEC-it në fjalë dhe fillimisht kanë arritur të lidhin rojen 600 metra larg HEC, e më tej kanë vendosur tritolin.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nga shpërthimi ka pasur dëme të mëdha materiale, por pa pasoja në njerëz. Bëhet e ditur se nga shpërthimi janë shkatërruar 3 turbinat e hidroçentralit. Policia ka nisur menjëherë hetimet. Administratori i HEC-i ka bërë të ditur në policis se shkak i kësaj ngjarje është bërë mungesa e ujit, ku shpërthimi dyshohet të ketë qenë një hakmarrje e mundshme.
Bëhet e ditur se puna në HEC ka ndaluar para një muaj, gjë që kishte sjellë dhe ndërprerjen e ujit pas pretendimeve të banorëve të Gjegjanit se u merrte atyre ujin që përdornin për vaditje. Ky vendim u mor nga bashkia e Pukës, deri në një kohë sa të zgjidhej konflikti me banorët. Ndërkohë, dyshohet se dëmi i shkaktuar nga shpërthimi kap vlerën e 3 milionë euro, ndërsa HEC-i ishte dhënë me koncesion 30-vjeçar. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Diskutime rreth kësaj post