Ditën e sotme lideri i opozitës turke Kemal Kılıçdaroğlu ka bërë një deklaratë bëri bujë të madhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, disa nga shoqëruesit e tij, përfshirë familjen, po planifikojnë të ikin jashtë vendit, tha sot ai.
“Ata po përshpejtojnë përgatitjet për arratisjen e tyre. Erdogan po transferon shuma të mëdha parash jashtë vendit përmes strukturave paralele me bazë në Turqi që veprojnë si institucione.
Anëtarët e familjes Erdogan janë në ballë të këtyre strukturave. Në vendet e huaja, përmes këtyre strukturave po tentojnë të marrin leje qëndrimi dhe pune. Ata janë me nxitim për të krijuar Pensilvaninë e tyre”, tha politikani turk, duke paralajmëruar paraprakisht se do të bënte më shumë zbulime gjatë ditës.
“Erdogan, mos u mundo ta mohosh, ne dimë gjithçka, i kemi të gjitha dokumentet. Do të themi lamtumirë sonte”, tha presidenti i Partisë Popullore Republikane nga foltorja e Kuvendit të Turqisë, duke premtuar… zbulime të tjera.
Duke u përgjigjur, zëdhënësi i Erdogan pretendoi se deklaratat e Kılıçdaroğlu nuk janë politikë, por fushatë shpifjeje. Mediat turke raportojnë se lideri i opozitës ka njoftuar një konferencë të rëndësishme në orën 22:00, ku do të bëjë të ditur të tjera detaje.
Diskutime rreth kësaj post