Një ditë pas publikimit të skandalit me tekstet jashtëshkollore që u jepen nxënësve të klasës së tretë, denoncuar në emisionin “Stop”, një natë më parë, është marrë vendimi për pezullimin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”.
Vendimi është marrë nga Drejtoria Arsimore e Tiranës. Libri i ofruar nga mësuesit e ciklit fillor ka në brendësi të shpjeguar në mënyrë të detajuar mënyrat e riprodhimit dhe organet gjenitale.
Edhe pse ai u shitej nxënësve të shkollës, drejtoresha shprehet se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së tij dhe për më tepër, e konsideron normal tekstin me përmbajtje të fortë seksuale.
Libri është jashtëshkollor dhe nuk bën pjesë në kurrikulën mësimore. Ai është futur në shkollë në kundërshtim me rregullat.
Fëmijët e klasës së 3 -të të shkollës “Kongresi i Manastirit” në Yzberisht janë detyruar të blejnë një libër për “të zgjeruar” njohuritë, ku flitet me terma shumë të rëndë e të parakohshëm për trupin, organet gjenitale, marrëdhëniet seksuale dhe riprodhimin.
Disa nga prindërit kanë refuzuar ta blejnë librin e rekomanduar nga shkolla. E pyetur për këtë, drejtoresha e shkollës thotë se teksti është blerë në ofertë, me çmim të reduktuar. Sipas saj, edukata seksuale nis që në klasë të 5-të dhe fëmijët do të rriten.
Diskutime rreth kësaj post