Kosova përfundimisht ka plotësuar të gjitha rekomandimet që Komisioni Evropian i kishte parashtruar në mënyrë që të fitoj liberalizimin e vizave.
Kështu kanë thënë edhe kryeministri Mustafa, presidenti Thaçi dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku dhe sipas tyre liberalizimi i vizave është i pashmangshëm.
Madje lajme të mira kanë ardhur edhe nga Evropa. Zyrtarë nga Komisioni Evropian i kanë thënë “Zërit”, se tashmë presidenti Juncker e ka njoftuar kryeministrin Mustafa për një vendim pozitivë për Kosovën.
Madje ai vendim sipas mediave ndërkombëtare pritet që të bëhet të mërkurën.
““Një vendim mbi liberalizimin e vizave në Kosovë do të merret ku rekomandimet e nevojshme janë plotësuar”, ka thënë për Zërin, Mina Andreeva zyrtare per informim në Komisionin Evropian.
Megjithatë mbetet ende pikëpyetjet nëse Kosova do të jetë pjesë e agjendës së ditës së mërkurë, kur ky komision pritet që të jap rekomandimin pozitivë për liberalizimin e vizave.
Sipas Andreevas, agjenda përfundimtare e Komisioni Evropian do të konfirmohet vetëm nesër në mesditë. “Agjenda e kolegjit për të mërkurën do të konfirmohet nesër në mesditë”, ka thënë Andreeva për zëri.info.
Diskutime rreth kësaj post