Në spektaklin e kësaj të marte po diskutohet arrestimi i ish-banorit Liam Osmani i cili njihet me emrin e artit si Liam Mandiaro.
“U desh të futej në Big Brother që të kapej. E pashë të panevojshëm numrin e lartë të efektivëve që mbërritën këtu, sepse nuk akuzohej për ndonjë vepër të rëndë. Uroj t’i zgjidhë sa më shpejt dhe t’i kthehet jetës së tij.”– tha Arbër Hajdari.
“Çështja vijon të jetë në gjyqësor. Ekziston një mundësi që Liami të dalë paq nga kjo histori dhe nëse kjo ndodh, shtetasi gjerman, Liam Osmani, ku i dihet mund të kthehet në BBV. E lëmë me retiçencë këtë”– tha Ledioni.
Diskutime rreth kësaj post