Arrestimi i Liam Mandiaro brenda ambienteve të “Big Brother Vip” ishte lajmi i cili qarkulloi me ditë të tëra në mediat shqiptare. Arrestimi i tij e befasishëm brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, për shkak të një dënimi të pashlyer vite me parë, u komentua gjerë e gjatë.
Por, pas ditësh në qeli, së fundmi Liami është liruar dhe mbrëmjen e kësaj të marte pritet të suprizojë shqiptarët dhe banorët e shtëpisë.
Lajmin se ish-banori 12 orësh i Big Brother Vip 3 ka lënë ambientet e burgut është bërë me dije nga gazetarja, Dasara Karaiskaj. Ajo ka publikuar një foto ku shihet teksa darkon në prezencën e Liamit i cili sapo ka lënë qelinë e burgut.
Sakaq, gazetarja ka paralajmëruar se ai do të bëhet sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Kjo foto është shkrepur mbrëmë, menjëherë pas shqyrtimit të çështjes. Mandi ishte akoma pa celular dhe pa kuletë, pra këtë darkë “celebration” për daljen dhe për rihyrjen në një tjetër burg, nuk e pagoi Liami. Miq prej një jete, i themi ne si shoqni. (Lumturia ime, dallohtt qartë në këtë foto besoj. Mandi ose Liami për të gjithë ju, ishalla, dashë Zoti…drejt fitores.”, shkruan Desara.
Ndërkohë, në faqen zyrtare të Big Brother Vip 3, është publikuar axhenda e asaj çfarë do të ndodhë sot. E kryesore është vendosur Liami bashkangjitur me një pyetje: Liam Mandiaro rikthehet në shtëpinë e Big Brother?
Ky post është ripostuar edhe nga vetë Liami duke e voulosur kështu që BANORI MË I RI I SHTËPISË SË BIG BROTEHR VIP DO TË JETË LIAM MANDIARO!
Kujtojmë që Osmani u ndalua pasi Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Liam Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Diskutime rreth kësaj post