Në Lezhë policia jep shifra alarmante kur përmend shtimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike. Sipas të dhënave të bëra publike në analizën vjetore të punës së policisë, u konstatua shtim 3.8 herë më shumë i sipërfaqes me kanabis në vitin 2016, në krahasim me vitin paraardhës.
Qarku i Lezhës është një nga zonat me rrisk mjaft të lartë për kultivimin e bimëve narkotike, ku vitin që lamë pas sipërfaqet e mbjellura me droge janë shtuar 3.8 here më shumë se në vitin 2015. Shifrat u bënë publike nga policia gjatë takimit të organizuar nga prefektura me aktoret e përfshire në luften kunder kultivimit të bimeve narkotike.
Gjatë takimit u kërkua më shumë bashkëpunim mes policisë dhe vendorëve.
Gjovalin Loka, Drejtor i Rendit ne Policine e Shtetit: Në Drejtorinë e Policisë Lezhë janë evidentuar 3.8 herë më shumë raste në shkallë qarku. Nuk do të ketë më parcela pa emër. Do ti vihet emri dhe mbiemri, duke filluar që nga punonjësi i policisë përgjegjës, ndihmës specialisti policim në komunitet, specialist i krimeve, kryeplaku, kryetari i njësisë administrative, të gjithë personat përgjegjës.
Eduart Ndreca, Prefekt i Qarkut Lezhe: Ne duhet të jemi të gjithë sëbashku të bashkuar pa dallim për të dhënë kontribut për të ndaluar fenomenet e dëmshme.
Ermal Muça, Drejtor i Policise Vendore Lezhe: Ne kemi ndërtuar një strukturë komunikimi që do të fillojë nga unë, shefat e komisariatit dhe gjithë zinxhiri komandues me pushtetin lokal dhe struktutrat vendore
Prej ditesh policia e Lezhës në bashkëpunim dhe me strukturat e pushtetit vendor ka nisur kontrollet në të gjithë territorin e këtij qarku për të ndaluar kutivimin e bimëve narkotike.
Diskutime rreth kësaj post