Lezhë, plagoset 31-vjeçari, paraqitet i gjakosur në spital
Një person është paraqitur i plagosur me armë zjarri këtë të shtunë në spitalin rajonal të Lezhës.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se, menjëherë pasi e kanë marrë nën kujdesin e tyre, mjekët e spitalit kanë lajmëruar policinë.
Kjo e fundit ka mbërritur në spital dhe pas veprimeve të para proceduriale ka bërë identifikimin e të plagosurit, që rezulton shtetasi Altin Marku.
Sipas burimeve, 31-vjeçari nga fshati Kallmet ishte plagosur në krah. Autoritetet shtojnë se, menjëherë është ngritur grupi hetimor që do të punojë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post