Qarku i Lezhës është njëri prej qarqeve, i cili është prekur nga vërshimet si pasojë e reshjeve gjatë fundjavës së shkuar.
Aktualisht në qarkun e Lezhës raportohen 220 hektarë tokë të përmbytura, ndërsa niveli i lumenjve është në kuota normale, pa probleme për vërshime të reja.
Njoftimi për qarkun Lezhë:
Lumi Drin është ne kuota normale, Hidrovori Balldreni punon në kuotë -1.95 m, në ish kënetën Torovicës ka rreth 120 ha , hidrovori Shllinza kuota -0.8m në zonën e Laçit ish kënetën e Gjonëmit ka rreth 100 ha te permbytura. Total qarku ka 220 ha tokë të përmbytura. Kuota lumenjve Gjader e Mat, normale. Strukturat e MC të bashkisë Mirditë dhe të bashkive të tjera vazhdojnë punën për riparimet e mundshme.
Diskutime rreth kësaj post