Lezha dhe Pogradeci ndihma për shqiptarët e përmbytur në Shkup
Bashkia e Pogradecit dhe Bashkia e Lezhës mundësuan një paketë ndihme për familjet shqiptare të përmbytura në Komunën e Çairit në Shkup.
Në saj të kësaj nisme u bë e mundur që mbi 100 familje shqiptare të marrin ndihma në ushqime, veshmbathje dhe mjete higjenike, pas tragjedisë së përmbytjes.
Përmbytja e pak kohëve më parë shkaktoi dëmë të mëdha në Maqedoni, ndaj dy bashkitë, ajo e Pogradecit dhe e Lezhës, vendosën që t’u gjenden pranë s
hqiptarëve atje, një nismë së cilës iu bashkua edhe Fondacioni Diakonia.
Kjo ndihmë u inicua nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe u koordinua nga Adrian Turku, kreu i departamentit të Pushtetit Vendor në PD.
Përmbytjet në Shkup shkaktuan shumë viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Diskutime rreth kësaj post