Nuk ka Top të Artë? Nuk ka problem! Kështu shkruan revista e njohur sportive “FourFourTwo” në faqen e parë ku lajmëron edhe fituesin e çmimit të saj të përvitshëm.
Robert Lewandowski ka marrë më shumë vota në anketën ku votojnë më 101 gazetarë po aq vende të botës. Sulmuesi i Bayern Munchen është i shkëputur në krye me 561 pikë. 55 gola në 47 paraqitje për të me bavarezët që shtohen edhe 10 asiste.
Ky kontribut ndihmoi të fitohej Champions League dhe trofe të tjerë brenda dhe jashtë Gjermanisë. Lewandowski ndiqet në këtë klasifikim nga Kevin De Bruyne me 120 pikë dhe Sadio Mane me 113.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë në vendin e katërt dhe të pestë duke mbetur jashtë podiumit.
Diskutime rreth kësaj post