Analisti Shpëtim Nazarko teksa ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri , tha se Rama nuk duhet gjykuar pasi ai është një kapiten ekipi që po bën lëvizjet e duhura për të fituar lojën.
Sipas Nazarkos, Rama është zhgënjyer nga Ditmir Bushati dhe mori Cakajn për t’i bërë “qejfin” Kosovës, me qëllim marrjen e kryesimin e OSBE.
“Rama nuk duhet gjykuar, ai po bën lëvizjet e tij, po bën gati batalionin për fushatë. Po bën llogaritë. Një ministër është politik, ikja mund të jetë normale, por mund të lërë njollë. Rama e tregon troç që është lëvizje politike e brendshme. Unë mendoj që Rama e ka bërë një veshje të problemit, se kur u vu Cakaj në vend të Bushatit ishte problem i OSBE. Rama sado ta kritikojmë është specialist në punët e jashtme. Bushati mund të mos ja ketë mbushur mendjen Ramës. Bushati mund të jetë nëpunës serioz, por jo ndonjë ndriçim në Punët e Jashtme.
Ka një problem. Kur emërohesh ministër, ti vërtet di ta bësh atë detyrë, por ku janë meritat? Bushati është burrë i shkëlqyer e i mirë, po meritat? Rama që di më shumë se sa mua, historitë me Bushatin, Rama ka dashur kryesinë e OSBE. Kur ti e heq Bushatin dhe merr një tjetër brenda partisë i fyen, dhe kështu merr një njeri të dorës së dytë, i bën dhe qejfin Kosovës, përvesh mëngët dhe merr kryesimin e OSBE. Është kapiten ekipi, që mund të të përdor, si trajner. Kush mendon që mund t’i shpëtosh llogarive të të parit apo ta kundërshtosh është budallik.”, tha analisti.
Diskutime rreth kësaj post