Analisti Lutfi Dervishi, tha se në lëvizjet e socialistëve, nuk kishte asnjë surprizë. Dervishi është shprehur se kryeministri Edi Rama ka përdorur të njëjtin model siç e përdorte kur ishte kryetar bashkie.
Dervsihi theksoi në emisionin “Debat” në A2Cnn se lëvizjet janë të lexueshme dhe i vetmi pishman për Ramën mbetet Shkodra.
Ndër të tjera analisti nënvizon se në PS, dielli dhe hëna është vetëm një person, pra ai vendos për gjithçka.
“Është i njëjti model tek Rama qëkur ka qenë kryetart bashkie, ky është niveli që do të zgjedhë ekipi i tij.
Nuk kemi të bëjmë me një parti që ka të bëjë me struktura.
Karriera, dielli dhe hëna është vetëm një njeri, nëse merr një vendim ai njeri nuk është më. Nuk ka ndonë suprizë. E vetmja surpizë është rikthimi i Majkos, duke e çuar në Kukës.
Lëvizjet janë të lexueshme. Qarku i Shkdorës mbetet pishmani I madh. Edhe kur kishte fushën e lirë, me një incident që pati me kandidaten e vet e humbi Shkodrën. Nuk ka më debate. Dhe ato që përmedni Gjata në fillim, janë lëshuar disa rrufe dhe të nsesërmen janë parë çfarë kanë” tha Lufti Dervishi.
Ndërsa pyetjes a ka meritokraci në PS, Dervishi iu përgjigj
“Meritorkaci në PS, është një fjalë geke, domethënë është një fjalë e panjohur në praktikë, nuk ka ndonjë histori”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post