Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar tre zëvendës ministra. Konkretisht, Denada Seferi është emëruar zëvendës ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke i zënë vendin Bardhylka Kospirit, e cila është liruar nga ky post.
Kospiri ka mbajtur postin e zv/ministres për gjatë 8 viteve të qeverisjes socialiste.
Po ashtu Enio Civici, gazetari i njohur i ekonomisë emërohet zëvendës ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa Vilma Bello emërohet zëvendës ministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Diskutime rreth kësaj post