Lëvizje plot në rradhët e Prokurorisë së Përgjithshme që pas zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku. Ndryshimet nuk kanë prekur vetëm prokurorët, po edhe persona të tjerë në stafin e saj të afërt.
Kështu pas largimit të këshilltarit të saj për mediat, Albi Serani, sot është zgjedhur dhe pasuesi i tij. Një tjetër gazetar, është fjala për Denion Ndrenikën.
Ndrenika ka punuar në disa media, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë, si dhe ka qenë në nivele drejtuese.
Ai ka mbaruar Fakultetin për gazetari në Universitetin e Tiranës, dhe ka qenë mjaft aktiv me penën e tij sidomos gjatë luftës në Kosovë.
“Të nderuar kolegë! Gjatë 5 viteve të fundit kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me Ju. Për mua personalisht, kjo periudhë ka qenë shumë intensive dhe më ka ndihmuar shumë në aspektin profesional.
Unë ndihem shumë i nderuar për raportet e krijuara me gjithësecilin prej Jush dhe shpresoj që rrugët tona të bashkohen sërish, gjithnjë për të ruajtur miqësinë dhe komunikimin korrekt që kemi zhvilluar deri më tani.
Duke Ju uruar të gjithë Vit të Ri të mbarë dhe sa më shumë fat, Ju njoftoj që, duke filluar nga dita e sotme, unë nuk do të jem më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.
Ju faleminderit për gjithçka!”, shkruante Serani pas largimit.
Diskutime rreth kësaj post