Arjan Konomi duket se është tërhequr si opinionisti i “Përputhen”. Opionionisti i emisionit “Për’puthen”, Arjan Konomi, ka reaguar sot përmes rrjeteve sociale për rastin e ndodhur së fundmi.
Përmes një videoje të postuar në Instagram ai ka folur rreth rastit ku edhe dukej tejet i emocionuar teksa tregoi se ai nuk ishte në dijeni.
“Unë nuk kam pasur as dijeninë më të vogël, as dyshimin më mininal që mund të ekzistonte kjo e vërtetë, që ju keni marrë vesh këto ditë. Nëse kam pasur dyshime, kanë qenë dyshime për pëlqime, në momente të caktuara që tani i takojnë 3-4 muaj më parë. Por përveç atyre dyshimeve për pëlqim dhe një tërheqje reciproke, kam qenë totalisht në mungesë të plotë të çdo dijenie deri në momentin që do ishte Prime, kur Tea dhe Andi do largoheshin nga ai emision. Këtë e them me ndershmërinë më të madhe në radhë të parë tek ata që kanë besuar tek fjala ime dhe personi im”, – është shprehur Arjani.
Duket se përmes këtij mesazhi emocionues Arjani është tërhequr nga pozita e tij si opinionist dhe tashmë dikush tjetër zuri vendin e tij pa humbur shumë kohë.
Fatma Haxhialiu ka zbuluar në Instagram se që prej nesër ajo do të jetë në “Përputhen”, rregullisht si opinionistja e re.
“Do beni si do beni sot ne Prime pa mua, se jam pushim. Bashke shihemi neser ne Perputhen ditore.”, – shkroi ajo duke bërë me dije se ajo tashmë do të jetë e rregullt aty.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post