Si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të ish kryeministrit Sali Berisha, Jemin Gjana komentoi në emisionin ‘Kjo Javë’ në Neës24, vendimin e sekretarit Amerikan të Shtetit për shpalljen e tij ‘non grata’ në SHBA. Ndërsa vlerësoi figurën e ish liderit të PD, Gjana theksoi se Amerika nuk merr vendime për sot, merr vendime që vazhdojnë të zhvillohen për kohë shumë të gjata
“Berisha është një nga politikanët briliant të këtij vendi, në këto 30 vite, nuk besoj se e mohon kush. Sigurisht nuk ka njeri pa pluset dhe minuset e tij në të gjithë karrierën, apo jetën e tij si cdo qenie e gjallë mbi tokë. Unë bëj pjesë te ata njerëz në PD që pretendoj se kam qenë më afër me Berishën për një kohë shumë të gjatë. Kam qenë për dy vite nënkryetar i Partisë, dhe kryetar i grupit parlamentar, kur Berisha ishte kryetari. Pastaj kam qenë 4 vite bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore. Ai ishte kryetar i partisë, por unë drejtoja reformën zgjedhore, do të thotë që ishin në kontakt të përditshëm me njëri tjetrin. Kam qenë 4 vjet ministër, 4 vjet drejtues politik i një prej qarqeve të vendit. Vetëm këto po të marrim shkojmë te një shifër që është shumë e lartë. Në këtë marrëdhënie e njohjen personale vlerësimi im është në pikëpamje të korrektësisë në punë dhe në detyrë, unë kam njohur te Sali Berisha një personalitet të pazëvendësueshëm. Flas për individin Sali Berisha, për kryeministrin Sali Berisha. Unë nuk flas as për kë e rrethon etj, kam njohur te ai në gjithë këto vite bashkëpunimi njoh një person korrekt.” tha Gjana
Më tej ndërsa komentoi edhe vendimin e ish kryeministrit për të çuar në gjyq vendimin e Blinken, tha se bëri një zgjedhje si një politikan kalorësiak.
“E dyta, mendoj se bëri një zgjedhje si një politikan shumë kalorsiak, që e nxori nga bla-blaja e politikës cështjen dhe e coi te pushteti i tretë, i pavarur. E bëri kazus dhe do i shkojë deri në fund, dhe pastaj vendimet e drejtësisë janë vendimet e drejtësisë. Dhe e treta që mund të them në këto 30 vite nëse unë kam mundur të kuptoj ndonjë gjë, Amerika është një vend shumë i madh, shumë demokratik, vendimmarrësi më i madh botëror, merren vendime shumë të rëndësishme, ka gjëra shumë interesante në Amerikë, dy prej të cilave dua t’i përmend. Në ka një vend ku lobingu është i lejuar me ligj dhe përmes tyre, madje edhe të financuara mirë, mund të merren shumë lloje vendimesh këtë kam mundur ta mësoj. Nëse nuk gaboj. Ashtu sic kam mundur të mësoj, Amerika nuk merr vendime për sot, merr vendime që vazhdojnë të zhvillohen për kohë shumë të gjata. Pra, taktikat e momentit dhe lëvizjet strategjike të periudhave afat gjata, shpesh nuk kanë përputhshmëri.” tha Gjana.
Diskutime rreth kësaj post