Avokatët e deputetit Saimir Tahiri, Maksim Haxhia dhe Artan Hajdari i kanë dorëzuar një kërkesë Prokurorisë së Krimeve të Rënda me drejtues Besim Hajdarmataj, të zhvillojë intensivisht e pa nderprerje hetimin për dosjen e deputetit.
Në këtë kërkesë kërkohet që deputeti Tahiri të thirret në prokurori dhe të bëjë deklarime zyrtare duke marrë parasysh se organi i akuzës e ka implikuar në një dosje për trafik lëndësh narkotike.
“Kërkojmë të thirremi në një kohë sa më të shkurtër për të dhënë deklarime, si dhe për t’u marrë në pyetje dhe dhënë shpjegime për çdo fakt që nga ana e organit të akuzës do çmohet i vlefshëm dhe në ndihmë të hetimit”, thuhet në kërkesën e dy avokatëve.
Diskutime rreth kësaj post