Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Soreca nëpërmjet një postimi në Twitter, i cili thotë se opozita do të luaj një rol vendimtar në legjislaturën e re.
“Bashkëbisedim i gjatë sot midis Shefave të Misioneve të Bashkimit Evropian dhe Kryetarit të PD, Lulzim Bashës në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar, ne shkëmbyem mendime mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, media dhe reformën në drejtësi”, shkruan Soreca.
Diskutime rreth kësaj post