Historiani Paskal Milo ka komentuar sot zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë. I ftuar në ABC, Milo u shpreh se foltoret e Berishës janë thjesht fraksione dhe jo përçarje mes demokratëve dhe nëse një nismë e tillë do të përfundojë në një marrëveshje konsensuale ndryshimi do të çojë në forcimin e mëtejshëm të Partisë Demokratike.
Komenti i Milos:
“Shqiptarët dhe Shqipëria ka dështuar në drejtuesit e saj. Janë faktorët ndërkombëtarë që ne nuk mund të jetojmë si një ishull i vetmuar. Ato që qeverisin kanë dhe përgjegjësinë kryesore.
Unë mendoj se lëvizjet politike të kësaj natyre që ne jemi mësuar tashmë nuk është se mund të mbajnë një ritëm të lartë, por do të fillojnë të tkurrur nëse nuk kanë mbështetje dhe nëse kanë një rezultat logjik. Nëse zgjatet në kohë dhe humbet dinamikën ka tendencë për tu shuar. Ky është një fraksion jo përçarje, pasi kjo e fundit fillon kur ato dalin institucionalisht si një formacion i ri, por nëse mbetet në kuadër të partisë i gjithë ky debat dhe në fund arrihet në një zgjidhje që kërkon të ketë ndryshime në udhëheqjen e PD-së dhe do të shkohet në një kongres ai do të sjellë dhe ndryshimin. Unë mendoj se është në interes të PD-së nëse në fund do të përfundojë në një marrëveshje konsensuale ndryshimi që do të varet nga dinamika brenda partisë që do të çojë dhe në forcimin e partisë.
Edhe foltorja e Berishës, dhe alternativa e Kadillit kanë diferenca dhe janë të ndryshme nga ajo populiste që është e Berishës tek ajo intelektualiste që përfaqësohet nga Kadilli. PD në bazë është më shumë populiste, kjo tregohet dhe tek zgjedhjet e fundit ku mbështetja e Kadillit ishte e pakët”, ka thënë Milo.
Diskutime rreth kësaj post