Këto ditë nuk flitet gjë tjetër më shumë se sa tensionet Perëndim-Rusi dhë lëvizjet ushtarake të tyre.
NATO ka nisur një stërvitje ushtarake, e cila është më e madhja që prej “Luftës së Ftohtë”.
Dhe, nuk ndalet këtu.
Raportohet se Gjermania do të dërgojë edhe tanket “Leopard 2” në kufi me Rusinë, në Letoni.
Kjo është bërë e ditur nga ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, në mbledhjen e fundit të NATO-s.
Në muajt në vijim, prania ushtarake e NATO-s në vendet në kufi me Rusinë, pritet që të rritet edhe më shumë.
Gjermania, që ka marrëdhënia të ngushta ekonomike me Rusinë, e ka marrë seriozisht kërcënimin e sigurisë së vendeve të NATO-s nga Rusia dhe për këtë arsye, në Letoni do të vendosë qindra ushtarë.
Bashkë me gjermanët, do të vendosen edhe ushtarë nga Franca, Belgjika dhe Kroacia.
Diskutime rreth kësaj post