Gianluigi Buffon ka shkuar një letër prekëse për tifozët e Juventus.
Kapiteni shpalli largimin nga Juve në fund të sezonit, por në moshën 40-vjeçare ai ka shprehur dëshirën të vazhdojë.
“6111 momente të mbushura me pasion. Gëzime, lot, disfata dhe triumfe.
Faleminderit. Faleminderit të gjithëve. Të gjithë ju keni kontribuar duke e bërë jetën time tek Juventus të veçantë. Një jetë që është bërë një lëkurë e dytë.
Një lëkurë që kam mbajtur, kam dashur dhe respektuar. Teksa nesër do të mbyllet një udhëtim. Një libër që shkruam bashkë mbyllet. Ka shumë emocione.
Një aventurë e re fillon.
Juventus është një familje. Familja ime. Gjithmonë do ta quaj shtëpi. Shumë emocione të përjetuara, shumë sfida, të fituara, por edhe të humbura.
Mbërrita me biçikletë këtu. Isha akoma i ri.
Kurrë nuk do të qëndroj larg këtij vendi. Përshëndes të gjithë shokët e ekipit të cilët gjithmonë do t’i quaj VËLLEZËR.
Fino alla fine! Gjithmonë i juaji.
Guanluigi Buffon.”
Diskutime rreth kësaj post