Dua të shkruaj një letër sepse kam turp ta shpreh kështu me fjalë dhe njerëzit që mund të më ngulin sytë gjithë habi. Kam një problem të madh, edhe pse thellë thellë është një gjë e bukur, por e di se nuk do mund ta shijoj kurrë. Punoj si asistente personale e shefit tim në një kompani. Kam tre vjet që punoj me të dhe më duket një njeri shumë i zgjuar dhe punëtor, i bukur, sharmant, i gjatë dhe me humor, por… (urrej faktin se është i martuar).
Nuk me ngelën në mendje fjalët se do e bënte për vete shefin më shumë sesa ndryshimi i lokut për të cilën kishte pak të drejtë, edhe në rrugë nuk është se ngacmonin apo flisnin shumë njerëz. E vendosa. U vesha me fund, këmishë me dy kopsa të zbërthyera, këpucë me takë, flokët i bëra me onde, hodha parfumin që e mbaja në raste takimesh speciale dhe nisem drejt e në punë.
Shefi kishte shkuar më herët dhe më merr në telefon në zyrën time dhe më kërkon një dosje. Ende e kujtoj atë shikimin habitës dhe dorën që e vendosi tek jaka e këmishëssë tij, si ato veprimet që bëhen kur të zihet fryma….Një shikim që më bëri të bija në dashuri me të. I qeshën sytë dhe më tha: waaw, me çfarë rasti qenke bërë kaq e bukur? Por unë ashtu e skuqur por edhe u ndjeva femër tërheqëse i thash se thjesht ndryshova look. Iu afrova, po i vendosja dosjen në tavolinë dhe ai më sheh në sy për pak çaste. Në atë moment ra dera dhe dëgjuam një zë gruaje, shyqyr që ra se ndryshe do ndodhte gjëma..
Dhe e dini kush ishte? Ishte gruaja e tij, një grua yll , brune me sytë jeshile me një fustan të bardhë të ngjitur pas trupit. Burri i tha të hynte brenda,e pse gjysmën e hapi vetë dhe menjëherë u çua nga tavolina dhe shkoi e puthi atë në buzë, i tha se ishte bërë e bukur si gjithmonë. Megjithatë, gruaja e tij më sheh pak me dyshime prej asaj dite kur edhe ajo vuri re pamjen time të ndryshuar. Që nga ajo ditë unë jam e fiksuar me të, ndoshta e dashuruar. Nuk është se kam probleme në punë me të, por sa herë e shoh më kujtohet ajo skenë. Nuk e di nëse do gjykohesha po ta bëja realitet një puthje…fundja nga shikimet e tij e kuptoj se edhe ai e do një gjë të tillë. Thjesht nuk e di…
Diskutime rreth kësaj post