Me siguri keni dëgjuar shpesh fëmijën tuaj të ankohet se është i mërzitur.
Ju çfarë keni bërë më pas? Keni filluar të lozni me ta? Ia keni dhënë fëmijës celularin për të luajtur lojëra? Këto janë gabime të cilat i bën një numër i madh prindërish, sigurisht me qëllimin e mirë. Fëmijëve u nevojitet mërzitja. Nga mërzia imagjinojnë dhe krijojnë lojëra.
Nëse janë prindërit ata të cilët çdo herë zgjidhin “problemin” e mërzisë, atëherë fëmijës ia pamundësojnë që të zhvillojë kreativitetin e tij. Vetëm nësë fëmija ju fton të luani më ta atëherë mund t’i bashkoheni. Mund të ndodhë edhe që fëmija të refuzojë të gjitha propozimet të cilat ju i ofroni dhe kjo është edhe një dëshmi që ai ka nevojë për ju, jo për urdhrat tuaja.
Duke ndryshuar kohët, ndryshojnë edhe mënyrat në të cilat problemi i mërzisë zgjidhet. Tani, me zhvillimin e teknologjisë, fëmijët privohen nga krijimi dhe zhvillimi i disa aftësive dhe vetëbesimit që lind pikërisht kur kuptojnë se janë të aftë të bëjnë një numër të madh gjërash vetë. Prindërit janë hallka kryesore në nxitjen e potencialit të fëmijës.
Nëse fëmija shkon në një numër të madh aktivitetesh për të “vrarë” kohën e lirë dhe kjo gjë nuk i pëlqen aspak, kjo është kundërproduktive për ta. Fëmijët kanë më shumë nevojë për të lexuar tregime dhe libra. Gjithashtu, qëndrimi në natyrë ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e tyre. Është e rëndësishme të dini se mërzia rrit kreativitetin dhe motivimin e fëmijës.
Kjo është arsyeja pse ndonjëherë është e nevojshme t’i lini ata të mërziten dhe të vëzhgoni se çfarë del nga kjo mërzi. Vjeshta është një stinë e përshtatshme për të bërë aktivitete familjare jashtë shtëpisë. Merreni familjen dhe nisuni për një aventurë në malin më të afërt ose në një vend ku ofrohet mundësia për të bërë ngjitje në grup. Sa më shumë njerëz të bëheni, aq më interesante aventura. Loja me gjethet mund të jetë po aq kreative sa lojërat e tjera./ Topp Albania Radio
Diskutime rreth kësaj post