Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër bisedë me të rinj që janë të diplomuar dhe në karrierë jashtë vendit, dhe që synojnë të japin kontributin e tyre në Shqipëri.
Një prej tyre ishte dhe avokatja Blerina Xheraj, e specializuar për çështjet e arbitrazhit, e cila ka arritur që të marrë menjëherë vëmendjen e kryeministrit.
Pasi mbaroi prezantimin e saj, Rama kërkoi menjëherë takim me të, ndërsa paraprakisht e pyeti nëse kishte mundësi kohore.
“Lëri një takim me mua Blerinës, ke kohë sot?”, pyeti Rama, ndërkohë që Xheraj iu përgjigj pozitivisht ftesës. Gjatë prezantimit të saj ajo tha se kishte interes të ndryshonte dhe të jepte kontributin e saj në fushën e legjislacionit, pranë Avokaturës së Shtetit.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post