Debat i fortë mes gazetarit Enton Abilekaj dhe analistit Dritan Hila në mes të emisionit. Ndërsa Hila po thoshte se zonja Anila Denaj ka qenë një nga ministret e suksesshme tashmë të larguara, Abilekaj e kundërshtoi duke i thënë të mos gënjejë.
Pjesë nga debati i fortë:
Hila: Më vjen keq për Denaj, ka qenë ministre e zonja, profesioniste, menaxhoi një periudhë të vështirë ekonomike. Borxhi ishte 80 perqind dhe ajo e çoi në 60, dhe pastaj u rrit me pandeminë normale.
Abilekaj: Po ça po thua! Ti je klientelist dhe fanatik.
Hila: Ti më shpjego pak klientelizmin mua, ti je zagar sulmues.
Alibekaj: Ti je shërbëtor i shumë personave.
Hila: Une kam qenë vetëm me Ramën ti ke qene me Nanon, mos u merr me mua, Abilekaj.
Abilekaj: Po ti s’mund të gënjesh këtu, kur jam unë këtu jam gazetar ti ske qenë ndonjëherë gazetar, ti del për gjah të kapësh ndonje gjë.
Hila: Unë jam gazetar.
Abilekaj: Ti je lepirës ordiner.
Hila: Unë nuk jam injorant si puna jote, kam studiuar ekonomi.
Abilekaj: Ti s’di ca është GDP ore.
Hila: Ti je i paguar nga opozita, që nga shtëpia që ke marrë.
Diskutime rreth kësaj post