Gazetari Leonard Olli, ka komentuar në lidhje me faktin sesi po shkojnë punët në Tiranë krahasuar 5 vite më parë dhe për garën mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kandidatit demokrat, Belind Këlliçi.
Sipas Ollit, opinioni publik ka qenë i saktë në sondazh, ku nënvizoi se në Tiranë janë kryer punë dhe se nuk duhet mohuar gjithçka.
Por, Olli shtoi se ka ende gjëra që duhen përmirësuar.
“Kjo është një e vërtetë, opinioni publik nuk ka gabuar. Edhe ne nuk mund të mohojmë gjithçka. Nuk mund të krijohet baza e një kritike, qoftë analitike, gazetareske, profesionale apo edhe politike, inarcizmin dhe mohimin e gjithçkaje. Janë bërë edhe punë sigurisht, janë rregulluar ambiente, janë asfaltuar, janë rregulluar blloqet e banimit, por kjo nuk ndikon realisht në atë pjesë që quhet Tirana e Madhe.
Kur dalim nga rrugica e shtëpisë dhe hyjmë në rrugën për të shkuar drejt vendit të punës, apo drejt një ambient argëtimi, apo për të kryer ushtrime fizike në natyrë, për fat të keq, ne e dimë që Tirana ka vetëm një pikë, Liqenin Artificial. Kjo e komplikon dhe e vështirëson jetën e qytetarëve”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post