Karim Benzema është fitues i Topit të Artë. Sulmuesi francez rrëmben për herë të parë çmimin prestigjioz që jepet nga France Football, duke mposhtur kështu konkurrencën e të gjithëve.
Diçka e tillë ishte e pritshme, pasi futbollisti i Real Madrid ishte favorit absolut për shkak të asaj që ka dhënë në sezonin 2021/2022 për madrilenët.
Në edicionin e lart-përmendur Benzema shënoi 48 gola, dhuroi 15 assiste dhe fitoi Champions League, La Ligue, Nations League dhe Supercopa de Espana. Paraqitjet personale të tij kanë qenë fantastike dhe kanë marrë vlerësim maksimal edhe nga tifozët e rivalëve të Los Blancos.Në vitin e kaluar ishte Lionel Messi që fitoi trofeun individual, ndërsa tashmë do i takojë 34-vjeçarit.
Sa i përket çmimeve të tjera, lojtari më i mirë nën 21-vjeç u shpall Gavi, futbollistja më e mirë u zgjodh Alecia Putellas për të dytën herë radhazi.
Diskutime rreth kësaj post