Mjeku dhe kandidati në primaret në PD, Ilir Alimehmeti, teksa ishte i ftuar në “Pikat mbi i”, komentoi lënien e mandatit nga dy deputetët e PD Grida Duma dhe Alfred Rushaj. Ai tha se Duma ka një kontribut të madh dhe se nuk është gjithçka e mbyllur, por se jeta vazhdon.
‘Klimën ju e keni parasysh, është në reflektorë. Kjo bën akoma më të rëndësishme faktin që të shkosh në majë me një figurë përbashkuese, që t’i mbyllë këto biseda jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe me forcat aleate, me shoqërinë civile dhe madje me mundësinë e kthimit në krahun e forcave opozitare dhe të personave që kanë votuar të majtën. Është e nevojshme, është i detyrueshëm dhe i nevojshëm rotacioni. Është kyçe për të shkuar atje më 14 maj 2023, të gjendet personi përbashkues.’– tha Alimehmeti.
Pyetja: Dorëheqja e Dumës shkaktoi dhe përlotje te kolegët tuaj, ju ndjetë keqardhje për largimin e saj?
Alimehmeti: Mendoj se zonja e nderuar ka një kontribut të madh. Nuk është gjithçka e mbyllur. Nuk është se mbaron aty historia e njerëzve. Është një vendim i saj personal jo i marrë nga tjetër kush. Unë hyj te ata që beson fort të mendimet personale, për të zgjedhur, për të menduar. Ka gjëra shumë më të rënda jeta që na përlotin, është shumë e vështirë të na i cekësh emocionet deri në atë fazë. Jeta i kapërcen të gjitha dhe mbetet një lloj eksperience për veten dhe të tjerët dhe një lloj memorie institucionale. Besoj që vendimet janë marrë në mënyrë të nderuar.
Pyetja: A e lanë mandatin sepse e panë që nuk ka të ardhme në PD?
Alimehmeti: Është shumë e ndershme ta thonë ata. Njerëzit marrin vendime nga mëngjesi deri në darkë. Jeta vazhdon, vendime të tjera merren në dinamikë.
Pyetja: Të ngresh aeroplanin e sfidës për të qenë fitues në këto kushte, në këtë kohë të keqe, se po shohim përlotje, do ishte shumë e vështirë. Kush do ishte pika juaj më e fortë, ku mendoni që do çlironi atë energji për të kaluar këto vështirësi meteorologjike dhe pastaj për t’u ndeshur me kundërshtarin?
Alimehmeti: Unë jam një produkt i kohës. Po të shihni mbështetjet nga ku vijnë, ju mund ta bëni përmes sondazheve, dikush tjetër përmes matjeve analitike, dikush tjetër nga propozimet, do të shihni një element përbashkues, qoftë për elementin kohë. Është produkt i kohës. Ne kemi shumë të qartë që më 14 maj po nuk shkuam të bashkuar, rruga është e vështirë. Toka vazhdon rrotullohet dhe kur moti është i keq, avioni ngrihet dhe fluturon. Emocioni është ndryshe kur hipën me një mot të vështirë, por megjithatë shkojmë me parimin që ka struktura, sisteme. Nuk varet nga një person i vetëm, por nga një forcë. Ai ajri që thithim është për të gjithë njësoj, uji që pimë është për të gjithë njësoj, trafiku është për të gjithë. Gjithçka në fund fare bëhet për jetën tona. Nga pushteti vendor varet 60% e shërbimeve. Fakti që ne politizojmë kaq shumë këtë punë, është që të heqim vëmendjen se aty je për shërbime.
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma hoqi dorë ditën e djeshme nga mandati i deputetes. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se do të largohet nga politika, por asnjëherë nga misioni i saj në këtë fushë, si e djathtë. E zgjedhura më 25 prill të vitit të kaluar tha se nuk do t’ia falë kurrë asaj që e konsideron ‘politika e llumit’ sulmin që i kanë bërë, gjë që ka ndikuar dhe tek djali i saj. Vendin e Dumës, sipas ligjit, e pason Oriela Nebiaj, e cila aktualisht moderon emisionin e “Përputhen” në Top Channel.
Diskutime rreth kësaj post