Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi,në një lidhje ‘live’ me Nova Media, deklaroi se Shqipëria po përballet me një tërmet më të madh siç është tërmeti politik, që sipas saj po shkatërron themelet e demokracisë.
“Lëkundjet vazhdojnë akoma. Ne kemi një problem shumë të madh që kemi këto aplikacionet që na njoftojnë për çdo lëkundje. Problemi nuk qëndron më te tërmeti por te tërmeti politik që po shkaktohet. Te tërmeti i të drejtave të njeriut.
Te themelet e demokracisë sepse jo vetëm që kanë filluar të cenohen dhe dëmtohen që me dëmtimin e Gjykatës Kushtetuese, me kapjen e sistemit të drejtësisë, me ekonominë e monopolizuar në duart e 4-5 oligarkëve, me dhënien e pronave grupeve kriminale të cilat i kanë kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të drogës.”, -tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post