Mëngjesin e sotëm, në orën 09:26 u ndjenë sërish lëkundje të forta të cilat shënuan magnitudën 4.4 ballë sipas IGJEUM. Lëkundjet u ndjenë edhe në studion e emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel ku po transmetohej live. Kjo lëkundje e fortë nxiti reagimin e menjëhershëm të dy moderatorëve të emisionit.
Ori: Ndërkohë ne po tundemi Alaudin.
Isli: Të presim pak sepse sapo patëm një tjetër goditje tërmeti edhe Piramida po tundet, ndërkohë që sapo përfundoi.
Dhe ishte goxha i fortë, thanë të dy moderatorët njëzëri.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post