Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar në qarkun e Elbasanit, rreth 9 kilometra nga Librazhdi këtë pasdite.
Prej disa javësh në vendin tonë janë shënuar lëkundje tërmeti në qarqe të ndryshime, kryesisht në Korçë, e fundit kjo që tërmetin më të fortë dhe me dëme materiale e regjistroi në shtator.
Në 26 nëntor vendi ynë u trondit nga një tjetër tërmet i fortë, i cili i mori jetën më shumë se 50 persona, ndërsa epiqendra e tij ishte në detin Adriatik, në afërsi të Durrësit.
Durrësi ishte edhe qyteti ku u shënuan dëmet më të shumta materiale.
Diskutime rreth kësaj post