Një tërmet i fortë ka lëkundur mbrëmjen e kësaj të mërkure Shqipërinë. Epiqendra e këtij tërmeti mësohet se ka qenë 18 kilometra në veri-lindje të Elbasanit dhe 5 kilometra nga qendra e Librazhdit.
Ky tërmet ka qenë me magnitudë 3.7, ndërsa është ndjerë në disa qytete të vendit, si Lezha, Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Librazhdi.
Fatmirësisht nga ky tërmet deri më tani nuk janë shënuar dëme materiale dhe në njerëz.
Diskutime rreth kësaj post