Një lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 19:53 të mbrëmjes së sotme. Tërmeti e kishte epiqendrën 36 km larg Tiranës dhe 5 km larg Peqinit.
Lëkundja ishte me magnitudë 3.6 të Shkallës Rihte dhe thellësia e tërmetit ishte 2 km. Kjo ishte lëkundja më e forta e regjistruar gjatë 48 orëve të fundit në territorin shqiptar.
Prej datës 26 nëntor, ditë kur u regjistrua tërmeti me magnitudë 6.4 të Shkallës Rihter, më i forti i 40 viteve të fundit, janë regjistruar disa qindra pasgoditje.
Diskutime rreth kësaj post