Alaska është goditur nga një tërmet prej 5.9 shkallësh në pjesën jugore të saj, ndërsa raportohet se fatmirësisht nuk pati raportime për pasoja në njerëz ose dëme materiale.
Lëkundjet u regjistruan në Cook Inlet rreth orës 1 e 40 minuta të pasdites së të martës sipas kohës lokale. Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së tha se tërmeti ishte i përqendruar afër vullkanit “Iliamna”, 220 kilometra në jugperëndim të qytetit më të madh të Alaskës, Anchorage.
Thellësia e dridhjes ishte 158 kilometra, që, sipas ekspertëve, luajti rol në kufizimin e ndikimit. Megjithatë, dridhja u vërejt në pjesë të ndryshme të Alaskës. Njerëzit raportuan se e kanë ndier tërmetin deri në Fairbanks, Kodiak e Valdez.
Tërmeti u cilësua mesatar. Megjithatë, shkalla 5.9 e Rihterit është më e larta pas së cilës tërmetet vlerësohen si të fuqishme. Rihterit është më e larta pas së cilës tërmetet vlerësohen si të fuqishme.
Diskutime rreth kësaj post