Mbrëmjen e sotme Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 4.8 me epiqendër në afërsi të Lezhës.
Lëkundjet e forta të tërmetit u ndje po ashtu dhe në Tiranë, Durrës e Shkodër, duke ngjallur panik te qytetarët.
Pas lëkundjeve të tërmetit, shumë qytetarë kanë dalë nga banesat, duke qëndruar për disa minuta në rrugë.
Deri më tani nga lëkundjet e tërmetit nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Diskutime rreth kësaj post