Pak orë më parë dy lëkundje tërmeti kanë krijuar panik dhe ankth tek qytetarët shqiptarë, ndërsa deri në këto momente raportohen për 21 persona të vdekur dhe 600 të tjerë të plagosur.
Gjithashtu momentet e lëkundjeve pak kohë më parë janë ndjerë edhe në studiot e lajmeve në teksa mediat po raportonin nga Thumana. Një rast është regjistruar live në News 24.
Gazetarja Nisida Tufa ishte në lidhje “live” me gazetarin Ergys Gjençaj teksa studio lëkundet.
“Ergys teksa raporton ka lëkundje të forta. Ndihen edhe në studio, besoj ndihen shumë edhe atje ku ndodhesh edhe ti. Janë të shpeshta në këto momente, edhe pse nuk duam të bëjmë panik, por në fakt frikë shkaktohet” -tha gazetarja.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post