Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) ka marrë nën shqyrtim dosjen e Prokurorit të Apelit në Tiranë, Gentian Trenova.
Ai ishte i pranishëm në seancë, ndërsa shoqërohet edhe nga avokati Saimir Lami.
KPK ka konstatuar se Trenova ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.
Siç bëhet me dije ai ka deklaruar një hua prej 5 mijë eurosh të marrë nga prindërit e bashkëshortes së tij, dhe një shifër tjetër të majme sikur i është dhënë nga të tjerë të afërm.
Ai disponon dy automjete një ‘’Benz” dhe një ‘’Volsvagen”.
Ndërkohë, deklarimi i rremë kap shifrën e 12 mijë eurove.
Gjithashtu Trenova ka ndërmarrë veprime fiktive në zyrën e pasurive të paluajtshme. Prokurori i Apelit në Tiranë pasi ka shtuar një kat në apartamentin e tij, ia ka dhuruar vjehrrës.
Mësohet se tupa që do të gjykojë dosjen e prokurorit përbëhet nga; Lulëzim Hamitaj, Brunilda Bekshti dhe Olsi Komici.
Diskutime rreth kësaj post