Rolando Lekaj, model dhe sipërmarrës që jeton prej më shumë se 10 vitesh në Shangai të Kinës është kthyer në Shqipëri. Lekaj këtë verë është kthyer në Shqipëri, pasi vëllai i tij ka kurorëzuar dashurinë me martesë. Dasma ka qenë madhështore, ndërsa një video është bërë virale, ku modeli shihet duke hedhur një shumë të madhe parash.
Një dasmor shkruan se modeli ka hedhur në dasmën e vëllait rreth 60 mijë euro.
Në videon e mëposhtme shihet qartazi pista e mbushur me 50 dhe 100 euroshe, ndërsa modeli hedh para pandalur nuses dhe dhëndrit.
Diskutime rreth kësaj post