Historia i ka të qarta disa nga modelet të cilat në kohë janë servirur në këtë vend si kulminante të arritjes politike. Kush më shumë se në Shqipëri ishin “besnikë” të Stalinizmit, duke mos njohur mirë as marksizmin dhe as leninizmin, por as teori revolucionare, as minimalisht?! Gjithsesi, si nga “Partia e Punëtorëve Social Demokratë” rusë që doli fraksioni që u quajt “Bolshevikë”, ashtu dhe nga “Partia e Punës së Shqipërisë” doli dhe u formua nga po komunistët me tesera sa po të hedhura “Bolshevikët” e quajtur Partia Demokratike. I thoshin vetes shumicë, por kurrë, asnjëherë nuk kanë qënë shumicë. E vetmja fitore reale e tyre ishte në vitin 1992 dhe kjo fitore erdhi si pasojë e masakrës së Shkodrës e cila asnjëherë nuk u sqarua se kush e organizoi, pse dhe kush ishin fajtorët realë të saj, nga pushteti apo nga krahu tjetër në shërbim.
Asnjëherë tjetër “Bolshevikët” e PD-së nuk kanë fituar me vota normale qoftë dhe në vitin 2005-së, kur Fatos Nano u hakmor ndaj partisë së tij. Pra, dhe në vitin 2005-së ishte Nano dhe modelet e tij “liberale” të ndarjes dhe shkatërrimit të partisë, që rrëzuan Partinë Socialiste duke i hapur rrugën bolshevikëve të komunistit Sali Berisha. Në Asamblenë Kushtetuese (Ruse) të zgjedhur demokrativisht, bolshevikët ishin pakicë, por me forcë dhe në revolucion morën pushtetin në saj të konceptit të tyre për të mos bërë njëherë të vetme zgjedhje, mos pranuar asnjëherë demokraci dhe duke e nxjerrë pastaj nga ligji, kur po me revolucion morën pushtetin. Demokratët te ne ju thonë socialistëve “komunistë” kur në krye të tyre (demokratëve) kanë pasur, kanë dhe për disa kohë do të kenë ish-Sekretarin e Partisë të inatosur me partinë e zemrës së tij (PPSH), sepse “diku në një dhomë dhe diku në një zyrë e shanin” malok.
Po kështu bënin vërtetë disa prej maskarenjve të komunistëve gjysmë opinge dhe barinj që erdhën në pushtet për 45-së vite, me të gjithë veriorët që kishin origjinë nga malet e lartë. I gjithë ky inat dhe shumë gjëra të tjera pas, të cilat janë shkruar dhe stërshkruar, kanë sjellë dhe këto 26-të vite nxjerrje inati dhe prishje vendi, sa tashmë për një sharje dhe një paragjykim komunist i bërë për një ish-komunist dhe mjek, Shqipëria lëngon dhe po heq zitë e ullirit për t’u kthyer në një vend të lirë dhe demokratik!
E fundit në çadrën e ish-sekretarit (që dikur nja dy tre njerëz të partisë e urrenin për origjinën), është se jep lejen për Ramën deri në 18 qershor të zbatojë Kushtetutën dhe mandatin dhe pastaj bashkërisht të thyejnë Kushtetutën me “Qeveri Teknike”. Ai ka dhe do të ketë gjithmonë ndihmën e bolshevikëve të tjerë, me të cilët ka ndarë pushtete deri në 2013-tën. E ka këtë ndihmë sepse përndryshe nuk do ta kishin lënë të shprehej dhe shante e kërdiste në Parlament me orë të gjata. Vetëm fjalimet e një bolsheviku si ai në Kuvendin e Shqipërisë kanë bërë efektin e duhur në mijëra e mijëra njerëz të paarsimuar dhe aspak të kulturuar të këtij vendi gropë, të mbushur me bolshevikë dhe mikroborgjezi tregtaruce e parimit “blej sa më lirë dhe shit sa më shtrenjtë”! Kush e la? Sigurisht njeriu (me video lekësh) për të cilin u bë protesta e madhe e PS-së në 21 janar, atëherë me Doktorin dhe që sot është me Kryeministrin me profesion Piktor. Dje, “bolsheviku sekretar partie” në atë protestë ishte njeriu që “mbrojti” ndërtesën dhe mbetën pesë të vrarë larg saj në bulevard, për një video që kishte atë që drejton seancat kur flet pa asnjë shtrëngim dhe kohë të përcaktuar, njeriu që urdhëroi gardën të qëllojë. Dakord? Apo nuk është kështu?
Kurse “Menshevikët” apo socialdemokratët (Partia Socialiste e Shqipërisë) vazhdojnë të pësojnë nga një bashkim i tillë bolshevikësh në Shqipëri. Partia Socialiste vazhdon të pësojë si nga kur janë bashkë bolshevikët njëri blu dhe tjetri kuq i çelët dhe kur janë të ndarë medemek!
Bolshevikët nuk vijnë kurrë me vota dhe zgjedhje në pushtet! Bolshevikët vijnë ose me tavolina ose revolucion! E “Kryebolsheviku Doktor” e ka paralajmëruar këtë gjë. Nëqoftëse nuk ia japin pushtetin në tavolinë duke rrëzuar jo Ramën por Partinë Socialiste që ka marrë votat e shqiptarëve, do të bëjnë revolucion?! Ky kërcënim dhe kjo mënyrë e të bërit politikë revolucionare dhe bolshevike në kohët moderne, mbase mund të trembë një dorë maskarenjsh dhe frikacakësh te e majta shqiptare. Mbase dhe ndonjë tip që është “djalë mamaje” dhe aristokrat i dhjerë i dikur komunizmit shqiptar po te PS-ja. Por doktori nuk mund dhe nuk duhet të trembë Partinë Socialiste, sot! Sot jo sepse ka të gjithë të drejtën e lirisë dhe demokracisë për t’u përballur me këdo individ dhe shoqatë, por dhe parti që kërkon pushtet në tavolinë ose me revolucion. Bolshevikët nuk vijnë asnjëherë me zgjedhje, asnjëherë! Biles dhe fashizmi vjen me zgjedhje dhe ato jo.
Tanimë europianët po e thonë një nga një, që duhen mbajtur zgjedhjet dhe duhet mbushur Parlamenti dhe se ka data që duhen zbatuar, por dhe se kush mendon se nuk mund të garojë, mundet ta bëjë dhe këtë gjë. Bolshevikët me çadër sot nuk kanë asnjë hall përveç faktit se duan t’i shpëtojnë Vetting-ut (kupto ndërkombëtarëve) dhe po ashtu e dinë qartë se shqiptarët nuk kanë për t’ju dhënë asnjëherë shumicën! Pse? Shumë e thjeshtë janë trashëgimtarët e qëmtuar dhe shumë të ngjashëm për keq të bolshevizmit (Enverizmit) shqiptar. Biles janë pjesa më e keqe e kësaj trashëgimie shqiptare. Po pra, më e dobëta në parime, më e pandershmja si e korruptuar dhe sidomos më pa moral politik që ka 26-të vite që bën faje të mëdha. A do ta lejojë Europa që modeli bolshevik të marrë me revolucion pushtetin në Shqipëri?!
Bolshevikët nuk vijnë kurrë me vota dhe zgjedhje në pushtet! Bolshevikët vijnë ose me tavolina ose revolucion! E “Kryebolsheviku Doktor” e ka paralajmëruar këtë gjë. Nëqoftëse nuk ia japin pushtetin në tavolinë duke rrëzuar jo Ramën por Partinë Socialiste që ka marrë votat e shqiptarëve, do të bëjnë revolucion?! Ky kërcënim dhe kjo mënyrë e të bërit politikë revolucionare dhe bolshevike në kohët moderne, mbase mund të trembë një dorë maskarenjsh dhe frikacakësh te e majta shqiptare. Mbase dhe ndonjë tip që është “djalë mamaje” dhe aristokrat i dhjerë i dikur komunizmit shqiptar po te PS-ja. Por doktori nuk mund dhe nuk duhet të trembë Partinë Socialiste, sot! Sot jo sepse ka të gjithë të drejtën e lirisë dhe demokracisë për t’u përballur me këdo individ dhe shoqatë, por dhe parti që kërkon pushtet në tavolinë ose me revolucion.
Nga Besi Bekteshi
Diskutime rreth kësaj post