Baret, restorantet, parukeritë dhe sallonet e bukurisë do të rihapen në të gjithë Italinë nga 18 maji. Autoritetet lokale kanë marrë dritën jeshile për të hequr kufizimet mbi bizneset, që duhej fillimisht të hapeshin më 1 qershor.
Tregtarët, muzetë dhe libraritë po ashtu do të rihapen më 18 maj.
Lëvizja, e lajmëruar nga qeveria së fundmi, ka ardhur pas presioneve nga liderët rajonalë që të lejohen të aplikojnë planet e tyre të rihapjes. Një sërë masash sigurie duhet sidoqoftë të implementohen para se këto biznese të mund të rihapen.
Restoranteve u kërkohet të vendosin një distancë prej katër metrash mes tavolinave. Shifrat që vijnë nga Italia këto ditë janë inkurajuese. Sidoqoftë, pas fillimit të hapjes së vendit, është vënë re një rritje e lehtë e rasteve, por jo në nivele shqetësuese.
Edhe në 24 orët e fundit ka një rritje të lehtë të rasteve të reja por në raport me numrin e tamponëve të bërë shënon rënie rekord që nga fillimi i epidemisë, 1 rast në çdo 68 tampona. 2452 janë të shëruarit e rinj ndërsa numri i viktimave, në 24 orët e shkuara është 172.
Spanja në anën tjetër ka raportuar numrin më të ulët të rasteve të reja të koronavirusit në plot dy muaj. Autoritetet e shëndetësisë kanë identifikuar 594 raste të reja të martën, çka e çon totalin në 228.030. Ndërsa numri i viktimave u rrit me 176 të martën duke e çuar totalin në 26920.
Diskutime rreth kësaj post