Kryedemokrati Lulzim Basha ka replikuar në Kuvend me ministren Elisa Spiropali, e cila i tha se ai e ke humbur mundësinë e një replike nga ana e kësaj shumice.
Në fjalën e tij Basha është shprehur se legjitimiteti nuk varet nga milionat e fituara në mënyrë abuzive dhe as nga shpallja “non grata” e SHBA-ve, por buron nga qytetarët.
Deklarata e Bashës:
“Legjitimitetin nuk ta japin milionat e grabitura në dogana, as vota e blera me oligarkët, as non grata e SHBA. Legjitimiteti në këtë vend duhet të burojë nga qytetarët dhe që të burojë nga qytetarët hapi i parë është një të kemi një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
Përmes një procesi të lirë, shqiptaret në 25 prill juve ju kanë shkarkuar. Ju kapeni pas tre faktorëve, pas bashkëpunimit me krimin e organizuar, pas korrupsionit galopant që ju ka pasuruar, ku disa prej jush kanë hyrë si multi milionerë dhe përmes bashkëpunimet të hapur apo të fshehtë të trekëndëshit të Bermudës.
E vetmja detyrë që ne kemi është që përmes mobilizimit të shumicës së qytetarëve t’jua shkurtojmë orët një orë e më parë”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post