Legjenda tmerruese urbane
Këto tregime paranormale dhe të tmerrshme janë legjenda urbane, apo ngjarje të paverifikuara, të publikuara në internet. Por, edhe si të tilla, ato ta fusin frikën në palcë
Alexandira Alexis
A do të jetë i mundur udhëtimi në kohë në vitin 2025? Sipas legjendës urbane, përgjigja është po. Alexandira Alexis thuhet se ishte udhëtare në kohë nga ky vit. Ajo madje i ka bindur të tjerët se ka ardhur nga e ardhmja. Njujorkezët në vitin 1899 kanë dëshmuar për ardhjen dhe zhdukjen e papritur të saj.
Shoferi i autobusit
Një shofer i autobusit, që ishte përgjegjës për transportimin e pacientëve të sëmurë mendorë, në një rrugë vendosi të ndalet për ta pijë një birrë në lokalin e afërt. Në autobus la 20 pacientë të lidhur. Kur u kthye, autobusin e gjeti bosh. I frikësuar nga përgjegjësia, shoferi vendosë ta ndërmarrë një hap të pamatur. Ai shkon deri te një stacion, pret që të futen udhëtarët e rëndomtë e pastaj i dërgon në psikiatri. Mjekëve iu tha se fjala është për pacientë të dhunshëm dhe agresivë, të cilët duhet të lidhen. Thuhet se disa nga këta udhëtarë të pafatë me të vërtetë u çmendën në spital, ndërsa të çmendurit e zhdukur nuk u gjetën kurrë.
Tuneli i mallkuar
Tuneli Sensabaugh në qytetin amerikan, Tenesi, për banorët lokalë është mishërim i tmerrit dhe frikës. Ai njihet si një vend i cili, në të kaluarën, ka qenë vendndodhje e tmerreve të hatashme. Thuhet se aty, në mënyrën më mizore, janë vrarë shumë njerëz. Nëse të fiket vetura në tunel, më nuk është e mundur ta ndezësh.
Njerëzit thonë se në tunel, përmes retrovizorit kanë parë krijesa që afrohen. Shumë flasin për drita të çuditshme në fund të tunelit, ndërsa disa thonë se në hyrje të tunelit kanë vërejtur shenja të duarve të fëmijëve.
Fotografia e pashpjegueshme
Një grua pa burrë kthehet në shtëpi pas punës dhe e lë celularin në tryezë të dhomës së ditës, para se të ulej të shikonte TV. Djali i saj donte të luante me të dhe ajo e lejoi. Pas disa kohës, nëna vendosi të fle. Para kësaj, hyri në dhomën e djalit që flinte me celular në dorë. Vendosi të shihte se çfarë i biri kishte bërë me të. Ajo shikoi disa foto, në mesin e të cilat ishte një fotografi e djalit në gjumë dhe pranë tij një fytyrë e një gruaje të vjetër.
Fantazma fëmijë
Fotografia që kishte bërë i dashuri i një vajze, shkas kishte sjelljen e çuditshme të maces së tyre. Kafsha nuk e ndalte mjaullimën në derën e tarracës. Fotoja e tmerroi çiftin. Aty shihej një vajzë e vogël. Shtëpia ku jetonin ata thuhej se ishte 100 vjet e vjetër.
E shpërfytyruara
Në verën 1972, spitali Cedar Sinai pranoi një grua ne fustan të bardh të përgjakur, e cila frikëson personelin. Ajo ishte shumë e zbehtë. Pos syve, asgjë nuk lëvizte. Dukej si kukull. Mjekët dhe infermieret e lidhën për krevati, me qëllim që ta thërrasin policinë. Atëherë provuan t’i japin qetësues, pasi nuk lejonte që të lidhej. Ajo filloi të rezistonte. Në një çast kthen kokën te mjeku dhe qesh. Personeli tmerrohet kur në vend të dhëmbëve shohin diçka si gozhda. “Çka dreqin je ti?”, pyet mjeku. Pas një pauze, gruaja thotë: “Jam Zoti”. Kjo grua referohet si “E Shpërfytyruara”.
Diskutime rreth kësaj post