Legjenda e Manchester Unitedit, Patrice Evra ka zbuluar se ish sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry, ka refuzuar të ndjekë ish-ekipin e tij, për shkak se mesfushori Granit Xhaka ishte kapiten.
Shqiptari nuk është duke kaluar në kohë të mirë të “Topçinjtë”, teksa edhe mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e fundit u ndëshkua më të kuq në humbjen ndaj Burnleyt. Evra, duke biseduar me Sky Sports, zbuloi se Henry e kishte ftuar në shtëpi për të shikuar Arsenalin, por kur e pa se Xhaka ishte kapiten e fiku televizorin.
“Thierry Henry një ditë më ftoi në shtëpinë e tij për të ndjekur Arsenalin. Pamja e parë që pamë ishte Xhaka si kapiten. Henry fiku TV dhe më tha ‘Nuk mund të shoh dot që Xhaka të jetë kapiteni i skuadrës time”, shprehet Evra.
Diskutime rreth kësaj post