Deputeti Lefter Maliqi i njohur për qëndrimin e tij kritik ndaj qeverisë Rama, ka paralajmëruar sërish sot se shumë shpejt uragani popullor do ta rrëzojë këtë qeveri.
Teksa publikon një video të presidentit Meta, Maliqi shkruan se LSI dhe PD si një opozitë e bashkuar do ta shkatërrojnë Rilindjen.
“Ramziu ka frikë edhe nga armiqtë e padukshëm brenda PS-së, imagjinoni tmerrin që ndjen nga ata të dukshmit…
PD-LSI, OPOZITA E BASHKUAR që do firmosë fundin e Rilindjes në pranverën më shpresëdhënëse të 30 viteve demokraci…
Uragani popullor nuk shuhet dot nga miliardat e krimit dhe oligarkëve që do hedhë Ramziu në fushatë.”, – shkruan Maliqi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post